Zyrtare/ Gara e "fortë" në PD, kush do jetë kryetari i ri?

9 May 2022, 12:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zyrtare/ Gara e "fortë" në PD, kush do jetë kryetari i
Në foto: Kandidatët për kreun e PD, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë zyrtarisht kandidaturat për kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale tha se pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave këto dy emra do të jenë përballë në datën 22 maj.

Njoftimi

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se:

Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:

Z. Sali Berisha
Z. Ibsen Elezi
Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00.

Sic duket kjo do jetë një garë shumë e "fortë" për kreun e PD që i ngjason asaj mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit.


Video