Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë në një protestë të thirrur nga ‘Rithemelimi’ për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë ku u vetëvar i riu Ilvi Meta.
Berisha iu bashkua protestës së heshtur dhe ndezi një qiri si homazh për të ndjerin Meta.
Por qiriu duket se nuk iu ‘bind’ Berishës.
Lideri historik i PD e ndezi qiririn dhe e vuri në shkallë, por iu rrëzua.
Në ndihmë i erdhi Flamur Noka, ku ky i fundit ia rindezi e ia vuri në shkallë pas disa tentativave.
Gjatë fjalës së tij Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë se funksionon si organizatë kriminale, siç u shpreh ai dhe se rasti i Ilvi Metës dëshmon fytyrën e vërtetë të saj.