Anëtarët mbushin arkën e PS/ "Gjoba" më e lartë ndaj biznesmenëve, sa do paguajnë ministrat dhe deputetët

7 May 2022, 13:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Anëtarët mbushin arkën e PS/ "Gjoba" më e

Anëtarët e PS-së tashmë do paguajnë çdo muaj nga një shumë parash për në arkën e partisë. Vendimi është miratuar në mbledhjes e sotme të Asamblesë së PS-së dhe bëhet fjalë për pagesa mujore deri në dhjetor të këtij viti.

Ata që do paguajnë më shumë janë biznesmenët anëtarë partie, të cilët do të paguajnë 8 mijë lekë të reja në muaj. Pas tyre për nga pagesa renditen ministrat dhe deputetët e PS-së të cilët do të paguajnë nga 7 mijë lekë të reja në muaj.

Po ashtu do paguajnë dhe të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë në varësi të të ardhurave që kanë. Në dokumentin e "Balkanweb', vërehet se nuk do të ngelen pa paguar as studentët, pensionistët dhe punonjësit në fshati të cilët do të kenë një kuotë simbolike prej 50 lekë në muaj për të paguar.

Anëtarët mbushin arkën e PS/ "Gjoba" më e


Video