
Arben Kraja ka sfiduar kryeministrin Rama me anë të një reagimi për mediat. Pas akuzave të kryeminsitrit Edi Rama, SPAK ka shtuar se ne punojmë me kallëzime dhe jo me deklarata politike. Për sa i përket ështjes së Dvoranit Kraja ka thënë se është pushuar me kohë.
"Deklaratat e Ramës? Nuk kam asnjë koment, sepse ne punojmë me kallëzime dhe jo me deklarata politike. Çështja e Dvoranit është e pushuar shumë kohë më parë. Është lënë fuqi dhe nga gjykata apelit", tha SPAK.
Kujtjmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama shënjestroi sot SPAK dhe tha që në vend që të hetojë të korruptuarit e drejtësisë që u nxorën jashtë sistemit në kuadër të procesit të vetting-ut heton kampionin e reformës Ardian Dvoranin.
“U bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë të DASH është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut, Ilir Metës”, u shpreh Rama.