Enkelejd Alibeaj ka thirrur ditë e sotme një mbledhje me grupin Parlamentar të PD, ku do të diskutohet lidhur me propozimet për emrin e President të ri. Mediat kanë zbuluar edhe dy emrat e propozuar nga Alibeaj për që po qarkullojnë si propozime për President.
Ndër emrat e përfolur janë ai i Visar Zhitit, ish-ministër i Kulturës në qeverinë e Berishës dhe Neritan Ceka ish-ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë gjatë qeverisë "Nano 1".
Kujtojmë se ndarja e demokratëve që nisi me bojkotin e rreth 35 deputetëve të grupit parlamentar në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit ka nisur të reflektohet në të gjitha organet drejtuese të Partisë Demokratike.
Kjo ndarje e grupit parlamentar vjen në një kohë që maxhoranca vazhdimisht i bën thirrje opozitës sa i takon negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Alibeaj ka shprehur bindjen për përfshirjen në negociata me shumicën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, madje bashkë me deputetët e grupit kanë propozuar dhe draftin si duhet të bëhet procesi i zgjedhjes së emrit të ri.