Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencën për mediat ku po flet për reformën ne drejtësi. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë ka thënë se është e nevojshme që SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Rama u shpreh se drejtësia e re e vendosur me mbështetje të SHBA-së nuk mund të vihet në pikëpyetje.
“Ça ka të kërkosh hetimin një ish presidenti, ish kryeministri të shpallur non grata me akuza që lidhem me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht se institucionet e këtij vendi do të bëjnë punën e tyre.
Që të jemi shumë të qartë juve mund të provoni të kundërtën unë s’kam kërkuar dhe askush s’ka kërkuar demon por hetim. Dënimin s’e vendosim ne por të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë Shqipërinë dhe nuk është çështje e një personi është domosdoshmëri që të zbardhet deri në fund një drejtësi e pavarur. Që është e pavarur kjo s’ka dyshim se po të mos ishte e tillë s’do ishin sot pas hekura ish ministra drejtorë që lidhen me këtë parti që është në pushtet.
Drejtësia e pavarur duhet të çlirohet nga çdo kompleks i të kaluarës. Të hetohet 21 janari, krimi shtetëror nuk parashkruhet, deri në fund nëse është apo nuk është këtë do ta tregojë hetimi. Krim shtetëror që të vriten katër persona me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci… Ç’a ngutje është kjo, ç’a presioni është. Po të ishte ngutje duhet të ishin në fillim të viti 1 por në fund të vitit 3″, tha Rama.