Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish që të hetohet Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Kjo pasi tha Rama me ironi, po më akuzojnë mua se e kam shpallur unë ‘non grata’ bashkë me Blinken e me Sorosin.
Rama tha se nëse del se nuk ka fakte për Berishën, vet ai do t'i kërkojë llogari për ish-kryeministrin. Ai ka kujtuar një deklaratë të Berishës ndaj ish prokurores Ina Rama, për të treguar sipas tij një rast presioni ndaj drejtësisë
“Unë po flas për një parim shumë të thjeshtë. Mos i lini kusur kujtdo në anën që unë udhëheq kur ka llogari me drejtësinë. Jam i pari që e dëgjoj këtë gjë. Kush ha atë që s’i takon duke më ngrënë mua në shpinë nuk ka punë me mua. Që kjo punë të bëhet meqë te kjo parti e lidershipi i kësaj partie jo vetëm që kemi mbështetje maksimal atëherë po rrinë këtu.
Presionet këtu i bën tjetërkush. Nëse do të dish ça është presion mos shko shumë larg merr ça i kanë thënë një gjykatëseje. Prokurores së përgjithshme i kanë thënë lavire. Ky është presion. Më shumë sesa presion. Thelbi këtu është i qartë duhet kapur demi për brirësh dhe këtu është e patolerueshme. S’mund të vazhdojë më kështu. Parashkrimi vlen për ato vepra fshehja e pasurisë por jo për korrupsion. Vetingu nuk është pushim nga puna”, tha Rama.