Pse nuk i kërkohet SPAK-ut të hetojë Vangjush Dakon? Përgjigjet ministrja Spiropali

11 May 2022, 23:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse nuk i kërkohet SPAK-ut të hetojë Vangjush Dakon?
Ministrja Elisa Spiropali


Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se mazhoranca ka fakte dhe dosje konkrete të depozituara nga Kuvendi i Shqipërisë që kanë lidhje me Sali Berishën.

E pyetur në Euronews se pse kryeministri nuk i bën thirrje SPAK të hetojë ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, Spiropali tha se mazhoranca e ka nxitur SPAK të hetojë për këdo.

Sipas Spiropalit, Dako sot nuk është në asnjë post politik, ndryshe nga Berisha që është sot në mes të politikës.

“Po ngatërrojmë çështjet dhe faktet, po flasim për dosje të depozituara nga Kuvendi i Shqipërisë, që i kemi çuar vetë”, tha Spiropali.


Video