“Jam i pafajshëm”, ish-zv/ministri Taulant Muka i kërkon falje pedagogut që u akuzua për trafik droge

11 May 2022, 21:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam i pafajshëm”, ish-zv/ministri Taulant Muka i kërkon
Ne foto: Mjeku Taulant Muka dhe ish- pedagogu Dritan Shoraj

Pas 4 viteve beteje me drejtësinë Italiane, pedagogu Dritan Shoraj është shpallur i pafajshëm. Ai i cili u arrestua në vitin 2018, si kreu i një grupi trafiku droge. Mbrojtja e tij arriti të provonte në Gjykatë, se në kohën për të cilën flisnin akuzat, Shoraj ndodhej në spital në gjendje të rëndë.

Pedagog në Universitetin e Tiranës, Shoraj u arrestua në 2018-ën si i dënuar në Itali me katër vite burg për trafik droge në fillim të viteve 2000.

Ish-zv/ministri i arsimit, Taulant Muka me anë të një postimi në “facebook”, ka kërkuar ndjesë pedagogut Shoraj për permendjen e emrit te tij ne mënyrë të padrejtë.

Në një shkrim në Facebook, Muka shprehej asokohe se nuk do të lejojë asnjë individ të lidhur me krimin në universitete dhe se ka kërkuar verifikim të menjëhershëm për rastin e paraqitur në media.

Postimi i asaj kohe i Taulant Mukës:

“Lajmi i sotëm publikuar në media për rastin e pedagogut të Fakultetit të Ekonomikut të Universitetit të Tiranës, i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike, i shtohet listës së rasteve që denigrojnë figurën e universitetit dhe akademikut! Kam kërkuar verifikimin e menjëhershëm të rastit të paraqitur në media dhe vlerësimin e karrierës akademike te pedagogut në fjalë. Është përgjegjësia jonë që në universitete të mos lejojmë asnjë individ të lidhur me krimin!”.


Video