Dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘CEZ-DIA’, a po hetohen Berisha dhe Meta? Vjen përgjigja e SPAK

11 May 2022, 18:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘CEZ-DIA’, a po hetohen Berisha
Arben Kraja, shefi i SPAK

Ashtu siç pritej, SPAK nuk zhgënjen. Prokuroria anti-korrupsion merret me vjedhësit e vegjël dhe me arka peshku, por jo me “peshqit e mëdhenj”.

Në një reagim për Euronews Albania, SPAK deklaroi se nuk ka një procedim të regjistruar në emër të Ilir Metës apo Sali Berishës lidhur me dosjet e shumëpërfolura të ‘CEZ-DIA’, ‘21 janari’ apo ‘Gërdeci’.

Prokuroria e Posaçme nuk ka nisur asnjë hetim për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku në bulevard u vranë 4 protestues të opozitës.

Gjithashtu SPAK ka thënë se nuk po heton as Ilir Metën për dosjen CEZ-DIA, për të cilën i vetmi person ende në burg është biznesmeni Kastriot Ismailaj, pronari i kopanisë DIA.

Në 2009 prokuroria kushte kapur një përgjim mes tij dhe Ilir Metës, ku supozohej që ky i fundit i kërkonte para. Por dosja u pushua dhe të gjitha materialet hetimore u asgjësuan në bazë të ligjit shqiptar.

Ndërsa për dosjen “Gërdeci” kjo prokurori ka një hetim dhe personi i vetëm që hetohet është Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes.

Prej tre javësh kryeministri Edi Rama kërkon nga SPAK hetimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.


Video