Eshtrat e gjetura në pyllin e Sodës, Policia: Dyshohet se nuk janë njerëzore

11 May 2022, 16:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Eshtrat e gjetura në pyllin e Sodës, Policia: Dyshohet se nuk

Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me eshtrat e gjetur ditën e sotme në pyllin e Sodës. Sipas uniformave blu, dyshohet se ato nuk janë të natyrës njerëzore.

“Paraprakisht nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme”, njofton policia.

Eshtrat u gjetën në zonën e njohur si kanali i motorit gjatë kryerjes së punimeve për rrugën që kalon aty.


Video