"8 pako heroinë dhe 2 kokainë", kjo është 38-vjeçarja nga Fieri që u arrestua në Kakavijë (Foto)

11 May 2022, 09:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"8 pako heroinë dhe 2 kokainë", kjo është
Në foto: 38-vjeçarja Elira Varfi

38-vjeçarja Elira Varfi, është vënë në pranga të policisë së Gjirokastrës, pasi është kapur duke transportuar kokainë në autobusin e linjës Berat-Athinë. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj 38-vjeçares Elira Varfi, policia ka gjetur 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Elira Varfit, banuese në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Në fotot e mëposhtme është 38-vjeçarja Elira Varfi e cila u arrestua në Kakavijë:

"8 pako heroinë dhe 2 kokainë", kjo është

"8 pako heroinë dhe 2 kokainë", kjo është

"8 pako heroinë dhe 2 kokainë", kjo është

Njoftimi:

Kakavije

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 1 shtetase. Sekuestrohen 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë pasagjerët e autobusit të linjës Berat-Athinë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetases E. V., e cila udhëtonte si pasagjere në këtë autobus, është bërë e mundur gjetja e 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.)

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. V., 38 vjeçe, banuese në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.



Video