Zbulohen tre pedofilë të tjerë, mes tyre edhe një ‘polic’ (Kamera e fshehtë)

10 May 2022, 22:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohen tre pedofilë të tjerë, mes tyre edhe një
Zbulohen tre pedofilë të tjerë

Edhe këtë të martë në emisionin “Piranjat” në Abc, u trajtua sërish fenomeni i pedofilisë që po shkatërron shoqërinë, ai ku burra në moshë kërkojnë të kryejnë marrëdhënie me të mitur.

Pas Fazliut nga Prizreni, Kristianit nga Lezha, këtë radhë në gjurmët e “Keisit” profil pas të cilin fshihet gazetarja e “Piranjave”, Aida Topalli, kanë rënë Nertili nga Fieri, polic Shkëlqimi dhe Ardiani nga Korça.

Është e njëjta skemë, e njëjta sjellje, i njëjti vulgaritet që shfaqin të gjithë pedofilët. Por këtë herë pedofilët nuk janë dhe aq të “dashur”, pasi ka dhe nga ata agresivë apo prepotentë siç është rasti i Nertilit nga Fieri, i cili sapo takon “Keisin” kërkon të vërë pikat mbi “i”.

Por kulmi i agresivitetit dhe fjalorit të tmerrshëm është ai me polic Shkëlqimin, i cili thotë se ka një post të rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme.

Edhe pedofili nga Korça nuk ka asnjë ndryshim nga gjithë të tjerët, pasi nuk pyet as për moshën dhe as për asgjë, e ka mendjen thjeshtë të shtije në dorë “zogun”.

Ndiqni videon:

 


Video