Aktivistja dhe avokatja Brizida Gjikondi ka pas lajmit se GJKKO ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.
Gjikondi duke përdorur ironinë me SPAK, thotë se proceduan zv-ministren e Brendshme për një arkë peshk dhe tani po bëjnë të njëjtën gjë me Dedjan për një apartament.
“Të shpifur! Se fjala të neveritshëm është shumë për ta. Pasi proceduan një zv-ministre për një arkë peshk, tani po procedojnë një ndër gjyqtarët më të përulur dhe modeste që personalisht kam njohur.
Po procedojnë Bashkim Dedjan për gjoja një apartament 60 metra?!
Zoti Dedja nuk është më gjyqtar por SPAK s’të fal. Sidomos për arka peshku dhe garsionera.
Të shpifur, super të shpifur. Një legen ju lutem”, shkruan Gjikondi.