EMRI/ 41-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal në Divjakë, çfarë dyshohet

10 May 2022, 15:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ 41-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal në
FOTO ILUSTRUESE

Një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e kësaj të marte në Divjakë. Mësohet se viktima është shtetasi Ilir Rrudho.

Ky shtetas është gjetur i pajetë  rreth orës 11:50, në hyrje të plazhit, në një kanal në anë të rrugës. Burimet zyrtare konfirmojnë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera të jashtme.

Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, teksa dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video