Vodhi shtëpinë e Benzemasë, drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit lihet në burg, 40 ditë kohë për t’u ekstraduar

10 May 2022, 10:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vodhi shtëpinë e Benzemasë, drejtori i Ujësjellësit
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha, futbollisti Karim Benzema dhe drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani

Gjykata e Kurbinit la në burg drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodanin, duke iu dhene kohe autoriteteve qe brenda kesaj kohe te bejne procedurat per ekstradimin e tij drejt Spanjes. 

Kujtojmë se drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Prodani u arrestua tre ditë më parë. Arrestimi i tij është provizor me qellim ekstradimi drejt Spanjës. Prodani është arrestuar për llogari të Interpolit pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë.

3 vite më parë Alfred Prodani është akuzuar nga ish-kryeministri Berisha për vjedhje, ai i ka mohuar këto akuza. Prej 9 vitesh, Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Në denoncimin e Sali Berishës në vitin 2019  Alfred Prodani u akuzua se  ka vjedhur shtëpinë e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema.

“Një pyetje nga qytetari i Laçit për Edvinin: Ku janë dy narkodrejtorë që janë zhdukur?!”, shkruan Berisha, duke vijuar me publikimin e denoncimit: Përshëndetje z. Berisha, jam një qytetar nga Laçi. Ma pyet pak Kryeministrin ku ndodhen dy drejtorët, njëri prej të cilëve i Ujësjellësit, apo janë në burg në Spanjë, ku akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit të Real Madridit, Benzema. Qyteti i Laçit është pa dy drejtorë”.

27 shkurt të 2019, gjatë kohës që po luhej derbi mes Real Madrid dhe Barcelonës, banesa e Benzemasë ra pre e një grabitjeje. Mediat spanjolle lidhur me ngjarjen nuk kanë publikuar detaje, por dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria.


Video