Pranga dy vëllezërve shqiptarë në Greqi/Fshihnin kokainën tek gjoksi i partnereve

9 May 2022, 23:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pranga dy vëllezërve shqiptarë në Greqi/Fshihnin
Foto ilustruese

Policia greke ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptarë pasi akuzohen se shisnin drogë në lagjet e Pireut.

Të rinjtë shqiptarë përkatësisht 24 dhe 26 vjeç kishin gjetur një mënyrë të veçantë për të fshehur lëndën narkotike; vendet intime të partnereve të tyre! Ata u pikasën nga Policia kur dy vëllezërit ishin duke biseduar dhe duke shkëmbyer diçka me një 36-vjeçar.

Pasi merrnin drogën, shqiptarët u ndalën nga Policia, e në gjoksin e një prej të dashurave të tyre janë gjetur tre qese kokainë. Ajo është shfaqur e penduar dhe ka pohuar se drogën e ka fshehur në gjoks që të mos arrestohej partneri i saj.

I njëjti version është mbajtur edhe nga i riu.

Po sipas medieve lokale, ata e fshihnin drogën në gjoksin e partnereve të tyre dhe më pas e shisnin në sheshet e Pireut, ku dilnin të katërt.


Video