Shqiptarët dhe serbët bëhen bashkë në Spanjë për…’shtëpi bari’

10 May 2022, 00:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptarët dhe serbët bëhen bashkë në Spanjë
Foto ilustruese

9 anëtarë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis nëpër shtëpitë që merrnin me qira në provincën e Valencias janë vënë në pranga. Operacioni antidrogë ka sjellë në sekuestrimin e afro 4000 bimëve marihuanë dhe një numri të madh pajisjesh që trafikantët përdornin për të përshpejtuar kultivimin e tyre.

Grupi kriminal i shpërbërë përbëhej nga individë të kombësisë shqiptare dhe serbe. Sipas burimeve ligjore, të arrestuarit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, grup kriminal dhe mashtrim me energjinë elektrike. Raportohet se në krye bandës që kultivonte kanabis ishin dy shqiptarë, që merrnin punëtorë për t’u kujdesur për bimët e marijuanës, të cilët vendoseshin të flinin nëpër shtëpi për t’u kujdesur për plantacionet.

Infrastruktura e çdo plantacioni për të ruajtur kushtet e duhura mjedisore kërkonte një shpenzim prej afro 20,000 euro, ndërsa drejtuesit e bandës paguanin me para duke rënë dakord edhe me pronarët e shtëpive për qiratë për aktivitetin e tyre.


Video