Autorët ende në kërkim, zbulohet sa para u vodhën nga banka në Koplik

10 May 2022, 08:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Autorët ende në kërkim, zbulohet sa para u vodhën nga banka
Pamje nga vendngjarja dhe makina e djegur

Shuma që grabitësit e armatosur kanë arritur të marrin në një bankë në Koplik ka qenë 10000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 lekë (te reja).

Shumat e parave janë grabitur nga sportelet e bankës.

Kanë qenë tre persona që kanë hyrë të maskuar dhe kanë grabitur paratë e filialit të bankës. Ata kanë hyrë në bankë rreth orës 14:10 minuta të ditës së djeshme.

Në ambientet e bankës veç punonjësve ka pasur dhe klientë, që janë terrorizuar. Nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan me një mjet “Volksëagen” ngjyrë të errët.

Pak minuta më pas në dalje të qytetit, rrugës për në Bajzës i vunë zjarrin makinës në mes të rrugës. Më pas ndaluan një Benz në të cilin ndodheshin tre persona. I kërcënuan me armë dhe i zbritën nga mjeti. Grabitësit morën benzin dhe mësohet se u larguar në drejtim të Hanit të Hotit.

Efektivët e policisë dhe efektivë të FNSH-së së Shkodrës janë vënë në ndjekje të tyre. Në disa zona janë ngritur postoblloqe.

Gjithashtu me ndihmën e një helikopteri u bënë edhe kontrolle nga ajri.


Video