GJKKO çon për gjykim dosjen e gjykatësit Bashkim Dedja, akuzohet për fshehje pasurie

10 May 2022, 15:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO çon për gjykim dosjen e gjykatësit Bashkim Dedja,
Në foto: Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja

Bashkim Dedja, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese është marrë i pandehur nga GJKKO, pas hetimeve të SPAK rezulton se ka bërë mosdeklarim e fshehje pasurie. GJKKO pranoi kërkesën për ta gjykuar Dedjan pas më shumë se 2 vite hetime.

Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

 


Video