EMRI/ Bie nga kati i 6-të i pallatit, vdes punëtori në Astir

10 May 2022, 18:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Bie nga kati i 6-të i pallatit, vdes punëtori në Astir
FOTO ILUSTRUESE

Një punëtor ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasditen e kësaj të marte në kryeqytet. Ai ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi Krenar Aliu, 50 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, rreth orës 16:55, në rrugën "Kasem Shima".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video