
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një 30-vjeçar i ka hyrë në banesë një 48-vjeçareje dhe ka tentuar ta përdhunojë atë. Bëhet fjalë për shtetasin Kol Gecaj. Në momentin që ai ka tentuar të përdhunojë gruan, ka hyrë në dhomë djali i 48-vjeçares dhe autori është përleshur me të riun.
Kol Gecaj e ka goditur me thikë gjatë përleshjes fizike të birin e 48-vjeçares, shtetasin Sh. R., 26 vjeç, duke e lënë të plagosur.
Policia ka arrestuar 30-vjeçarin, i cili është me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kol Gecajt, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.