Aksident masiv në aksin Lezhë-Laç, një grua dhe një fëmijë dërgohen me urgjencë në spital

10 May 2022, 16:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident masiv në aksin Lezhë-Laç, një grua dhe një

Një aksident masiv është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Rrilë. Në aksident janë përfshirë tre automjete ku janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një grua dhe një fëmijë. Ata janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen identitetet e të plagosurve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhepo heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Video