Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia ka konfirmuar vdekjen e një prej turistëve gjermanë që ranë në humnerë ditën e sotme duke eksploruar zonën e Valbonës. Viktima është shtetasi D. J., 30 vjeç, ku para pak minutash është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të tij.
Bashkë me të ka qenë dhe shtetasja M. S., 29 vjeçe. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit.
Dy turistët kanë rënë në humnerë duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur me dëborë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.