Pas Gjermanisë, një tjetër shtet njeh patentat shqiptare

11 May 2022, 18:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas Gjermanisë, një tjetër shtet njeh patentat shqiptare

Pas Gjermanisë, një tjetër shtet njeh patentat e Shqipërisë. Bëhet fjalë për Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin për njohjen e ndërsjelltë të patentave mes dy vendeve. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në faqen zyrtare.

VENDIMI:

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”


Video