Rikthehen “pushimet e pranverës” për nxënësit, zyrtarizohet data e nisjes së vitit të ri shkollor

11 May 2022, 19:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rikthehen “pushimet e pranverës” për nxënësit,

Viti i ri shkollor 2022-2023 do të nisë më 12 shtator. Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gjithashtu, ministrja ka zyrtarizuar dhe një tjetër nisëm të qeverisë. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat pushime të pranverës, pikërisht me datë 3-9 prill, që do të rikthehen pas disa vitesh mungesë.

"Të dashur nxënës dhe mësues,

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

Suksese të gjithëve!" shkruan ministrja.


Video