Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha foli në seancën e sotme plenare në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim.
Por, gjatë kohës që deputeti demokrat fliste nga foltorja e Kuvendit, strisha e televizionit Fax News ishte "Fle Basha", siç mund ta shihni dhe tek fotoja e mëposhtme.
Nuk dihet nëse kjo është bërë qëllimisht nga ana e televizionit për t'u tallur me ish-kreun e PD-së apo ka qenë thjesht një lapsus.
Basha etiketohet shpesh herë nga kundërshtarët politik si "gjumash" duke e akuzuar se nuk ka bërë asgjë gjatë kohës që ka qenë drejtues në postet publike.
