Tritan Shehu: Do të doja të kisha një si vila 760 mijë euro në Lalz

12 May 2022, 19:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tritan Shehu: Do të doja të kisha një si vila 760 mijë euro
Tritan Shehu dhe vila në Gjirin e Lalëzit

"Gazment Bardhi duhet të dënohet për fshehje krimi" Kështu është shprehur deputeti Tritan Shehu lidhur me denoncimin për një vilë 760 mijë euro të një ish-ministri të PD, e cila është nxjerrë në shitje sipas Bardhit, pasi nuk justifikohen burimet financiare.

Shehu i ka kërkuar Prokurorisë që të thërrasë Gazmend Bardhin lidhur me këtë denoncim dhe t'i kërkojë provat mbi akuzat që ka bërë. Ndër të tjera, ai ka thënë se do të donte të kishte një si ajo vilë, por sipas tij, nuk e ka.

“Është një meskinitet i kolegut që e krijoi këtë gjë dhe nuk ja vlen të merresh me gjëra të tilla që të lënë një shije të mungesës së karakterit të njeriut për të njollosura ca njerëz, akuza për të cilat duhet të shkojë të denoncojë nëse janë të vërteta. Unë do të doja të kisha një vilë të tillë, ku ta gjeja. Por s’mund të mohoj një gjë që s’ekziston. Si duhet të shkojë në prokurori ku të çojë prova për këto akuza, ndryshe duhet të dënohet për fshehje të krimit”, tha Shehu në Euronews Albania.


Video