ZYTARE/ Shqipëria e bëri të famshëm dhe ajo e shkarkoi!

13 Shtator 2023, 12:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Roberto Santos nuk do të jetë më trajneri i Polonisë.

Humbja në Tiranë me rezultatin 2-0 ndaj Shqipërisë, ka rezultuar fatale për trajnerin e Polonisë, i cili largohet në këtë mënyrë si një dështim në krye të pankinës.

Polonia është ende në garë për një vend në Europian megjithëse rrugëtimi i tyre është komplikuar shumë.

Për të provuar diçka më tepër në ndeshjet e fundit, Federata Polake e Futbollit ka menduar të bëjë një ndryshim në stol, lajm ky që konfirmohet nga të gjitha mediat polake dhe pritet vetëm zyrtarizimi për shkarkimin e tij. Santos ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë.

Në vitin 2014, Shqipëria fitonte me rezultatin 0-1 ndaj Portugalisë dhe kjo bënte që Federata portugeze të shkarkonte Paulo Benton dhe vendin e tij e zinte Santos, duke fituar edhe Europianin me Portugalinë.

Video