Festë në “Elbasan Arena”, Shpresat kuqezi përmbysin Rumaninë dhe rrëmbejnë fitoren (Golat)

12 Shtator 2023, 20:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpresat fitojnë ndaj Rumanisë

Kombëtarja e shpresave kanë arritur një rezultat fantastik ditën e sotme në “Elbasan Arena” duke mposhtur Rumaninë, ndeshje e vlefshme për Kampionatin Europian U/21.

Edhe pse pësuan dy gola të shpejtë në nisje të pjesës së dytë të ndeshjes, kuqezinjtë vijuan të luftojnë duke arritur të shënojnë tre gola me Kristian Shpendin, Berishën dhe Pajazitin e për rjedhojë duke përmbysur rezultatin në 3-2.

Të tre golat janë realizuar në mënyrë spektakolare, e tashmë shpresat kuqezi kanë arritur të marrin kreun e grupit.

Goli i Shpendit

Goli i Berishës

Goli i Pajazitit

Video