"Dronin në Serbi e ngritën kosovarët", ish-futbollisti me deklaratë përçarëse: Nuk mund të mbështes Shqipërinë para Kosovës

11 Shtator 2023, 20:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Faruk Statovci

Faruk Statovci ka çuditur me deklaratën e tij në studion e emisionit “Dueli Sportiv“ në “RTV Dukagjini".

Ish-lojtari ka thënë se dronin në Serbi e kanë ngritur kosovarët, pasi Shqipëria nuk di të bëjë veprime të tilla. Statovci gjithashtu ka thënë se nuk mund të përkrahë Kombëtaren e Shqipërisë përpara Kosovës.

“E dua Shqipërinë. Kam shkuar e kam parë Shqipërinë dhe shkoj e shikoj. Por përderisa Kosova luan, duhet të jem shikues i Kosovës. Përderisa jetoj në Kosovë, unë nuk mundem të shkoj të përkrah Kombëtaren e Shqipërisë përpara të Kosovës.

Duhet të dinë të gjithë. Jam i bindur që edhe dronin në Serbi kosovarët e kanë ngritur. Është organizuar nga kosovarët, ta garantoj me jetë, sepse Shqipëria nuk di të bëjë nga ato“, ka thënë Faruk Statovci.

Video