Lista e çmimeve: Ja si mund të bleni një biletë në Euro 2024

12 Shtator 2023, 16:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Euro 2024 Gjermani

Aplikimet për biletat e Kampionatit Europian të Futbollit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, do të nisin në 3 tetor.

Programi i Uefa-s për shitjen e biletave ka në plan të parë tifozët e ekipeve, të cilët do të përfitojnë 80% të të gjitha biletave që janë në shitje. Aplikimi do të mund të bëhet në faqen “EURO2024.com/tickets”.

Janë 2.7 milionë bileta në dispozicion, ku 1 milionë kushtojnë më pak se 30 euro ndërsa pjesa tjetër janë më pak se 60 euro.

Mbi 1.2 milionë bileta do të jenë të disponueshme në periudhën e aplikimit nga 3 tetori deri më 26 tetor 2023. Për tifozët e ekipeve në “play-off”, Uefa ka planifikuar shitjen nga data 21 mars dhe 26 mars 2024.

Mundësia më e mirë për të parë drejtpërdrejt Euro 2024 në stadium është aplikimi për bileta midis 3 – 26 tetorit 2023. Biletat do të ndahen me një short dhe transparent. Çdo aplikant do të ketë të njëjtat shanse suksesi, pavarësisht se kur bëhet aplikimi i tyre ndërmjet 3 tetorit dhe 26 tetorit 2023.

Ata që nuk kanë sukses në aplikimin e tyre në fazën e shortit të tetorit 2023 do të futen automatikisht në programin “Tifozët të Parët”. Këta tifozë do të jenë të parët që do të informohen për disponueshmërinë e biletave të reja të Euro 2024.

Uefa do të vërë në dispozicion biletat për tifozët me aftësi të kufizuara në çdo ndeshje.

Uefa i bën thirrje tifozëve që të aplikojnë për bileta vetëm përmes platformës zyrtare “EURO2024.com/tickets” për të eliminuar rrezikun e blerjes së biletave të pavlefshme ose mashtruese dhe për të siguruar që shitësit të marrin paratë e tyre plotësisht.

UEFA Euro 2024 do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik në 10 qytete pritëse gjermane: Berlin, Këln, Mynih, Frankfurt, Hamburg, Dortmund, Leipzig, Gelsenkirchen, Shtutgart dhe Dyseldorf.

Lista e çmimeve: Ja si mund të bleni një biletë në
Tabela e ndarjes së biletave

Video