“Kosova është Serbi”/ Futbollisti u përgjigjet huliganëve rumunë: Shyqyr që s'është gjallë Adem Jashari se jau kish q*** ktyne!

13 Shtator 2023, 10:52Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda ishte protagonist i ndeshjes me Rumaninë mbrëmë duke e bërë shqiponjën dykrenare me duar si përgjigje ndaj tifozëve rumunë, të cilët bënë provokime skandaloze me pankarta dhe me thirrje kundër Kosovës.

Mbrojtësi kosovar e bëri një postim mbrëmë në rrjetet sociale, përmes së cilit e shfaqi krenarinë që është shqiptar ai dhe shokët e skuadrës.

"Shyqyr qe s'eshte gjalle Adem Jashari se jau kish q*** ktyne", u shpreh futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Futbollisti anësor e konsideroi të turpshme mënyrën se si rumunët mendojnë për Kosovën, ndërsa kërkoi nga FIFA që ta bëjë punën e saj dhe të bëjë që në këtë lojë të dominojë respekti. Ky postim i Vojvodës vjen pas deklaratave të fuqishme që i dha mbrëmë pas lojës.

Kemi derdhur gjak për këtë shtet, dhe këta (rumunët) na shanë shtetin. Nuk u deshtë të kthehemi në fushë. Racizëm i pastër, na trajtuan si zezakët qe i trajtojnë racistët duke i krahasuar me majmunë. Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari”.

“Kosova është Serbi”/ Futbollisti u përgjigjet

Video