Franca eliminon Portugalinë dhe shkon në gjysmëfinale!

5 Korrik 2024, 23:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Franca është gjysmëfinalistja e dytë e Euro 2024.

“Gjelat”, kanë kaluar në turin tjetër të turneut falë një fitoreje me penallti përballë Portugalisë, pas 120 minutave që nuk prodhuan gola.

Ndeshja prodhoi disa raste për të dyja skuadrat, me lojtarët që nuk u treguan të saktë para portës.

Edhe shtesa prej 30 minutash nuk prodhoi gjë, me skuadrat që u drejtuan drejt penalltive.

Ronaldo, Silva dhe Mendes shënuan për portugezët, ndërsa Joao Felix e stampoi sferën në shtyllë, duke i dhënë suksesin "Gjelave" të Deschamps që nga ana e tyre shënuan me Dembele, Fofana, Kounde, Barcola dhe Hernandez.

Vlen për t'u theksuar se ky ishte Evropiani i fundit për 39-vjeçarin Cristiano Ronaldo dhe 41-vjeçarin Pepe.

Video