Gjesti i turpshëm te festa e golit, UEFA merr vendimin për Xhud Bellingham

4 Korrik 2024, 22:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Xhud Bellingham është gjobitur me 20 mijë euro për gjestin e tij të turpshëm teksa festonte golin e shënuar në minutën e fundit kundër Sllovakisë. 

Anglezi vendosi dorën tek organi gjenital gjatë festës, teksa së fundmi u gjobit me 20 mijë euro.  

“Një gjest shakaje e brendshme ndaj disa miqve të ngushtë që ishin në lojë. Asgjë veçse respekt për mënyrën se si luajti sonte skuadra e Sllovakisë”, shkroi Bellingham në Twitter.

 Por UEFA duket se nuk është e kënaqur me shpjegimin e Xhud, duke e gjobitur mesfushorin anglez.  

Video