UEFA nis hetim për Demiral, festoi me shenja ultra-nacionaliste

3 Korrik 2024, 14:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Demiral ishte heroi i Turqisë mbrëmë, në suksesin 1-2 ndaj Austrisë,  triumf ky që i siguroi një biletë për në çerekfinalen e Europianit.

Gjithsesi, ajo që ka rënë në sy ka qenë festa e lojtarit.

Për këtë arsye, UEFA ka hapur një hetim, për shkak të mënyrës së festës së futbollistit.

Demiral nuk hezitoi të bënte shenja ultra-nacionaliste, duke çuar dy gishta lart. Në ditët në vijim mund të vijë vendimi i UEFA-S, me turqit që “kryqëzojnë gishtat” për një dënim të lehtë.

Video