Interi i përgjigjet klubit të njohur italian për Kristjan Asllanin

3 Korrik 2024, 13:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kristjan Asllani është shprehur se dëshiron të qëndrojë te Interi dhe të luajë të gjitha shanset e tij për të bindur trajnerin Simone Inzaghi.

Gjithsesi interesi për të nuk mungon dhe gati për të bindur klubin zikaltër ka qenë edhe Fiorentina.

Klubi vjollcë duket se do të ndërtojë një skuadër të re dhe emri i Asllanit është në listën e drejtuesve. Por duket se përgjigja ka ardhur menjëherë nga Interi.

Sipas “FCInterNews”, klubi zikaltër nuk ka ndërmend që ta largojë shqiptarin.

Sipas medias pranë kampionëve të Italisë, Asllani është shumë i rëndësishëm për klubin dhe është gati që t’i besojë këtë sezon.

Video