Ditë e jashtëzakonshme futbolli, Spanjë – Gjermani dhe Portugali – Francë i ‘vënë flakën’ Euro 2024

5 Korrik 2024, 14:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E sotmja është nga ato ditë që shënohen në historinë e futbollit. Euro 2024 vjen me fazën çerekfinale, por sot do të zhvillohen me plot gojë 2 ndeshje që janë në nivelin e një finaleje të çmendur. 4 ekipe elitare të mbushur me superyje nga klubet më të mëdha, përballen më njëra-tjetrën në një ditë të jashtëzakonshme futbolli.

Nis në Stuttgart Arena në orën 18:00 ku Spanja dhe Gjermania përplasen si dy skuadrat që kanë bindur më shumë se çdokush deri më tani. Në fushën e lojës kanë dhuruar spektakël, nuk do të bëjnë të kundërtën as sot.

Në mbrëmje, një sfidë e kalibrit të njëjtë vjen për ju nga stadiumi i Hamburgut ku Potugalia dhe Franca përplasin brirët në orën 21:00. Cristiano Ronaldo nga njëri krah dhe Kylian Mbappe nga tjetri, dy ikona të futbollit, e shkuara dhe e ardhmja, sfidohen mes njëri-tjetrit si dy kapitenët e skuadrave respektive.

Fituesit e të dy sfidave do të përballen më pas me njëri-tjetrin në gjysmëfinale. Ndaj, sot spektakli është i garantuar. Shijoni një ditë ekzemplare futbolli!

Video