
Argjentina është në gjysmëfinalen e Copa America. Kualifikimi u arrit, pasi djemtë e drejtuar nga Scaloni mposhtën Ekuadorin përmes penalltive me rezultatin 4-2.
Dramë e vërtetë në "ruletën ruse" ku Messi gaboi të parën duke provuar panenkan e famshme. Ishte portieri Martinez që me dy pritje rresht i dha avantazhin Argjentinës, për të fituar më pas.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1. Argjentina gjeti avantazhin në pjesën e parë. Kur gjithçka u duk e mbyllur, pikërisht në minutat fundit të pjesës së dytë, Ekuadori barazoi. Më parë humbën dhe një penallti.
Pas barazimit në 90 minuta, skuadrat iu drejtuan penalltisë. Fati i buzëqeshi Argjentinës, që do presë në gjysmëfinale fituesin e çiftit Venezuelë - Kanada.
View this post on Instagram