Sot Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të rëndësishme! Kandidatët në zgjedhje, Veliaj dhe ndryshime të mundshme në qeveri

14 Nëntor 2026, 08:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të

Sot në orën 10:00 mbahet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet larg kryeqytetit, në një resort turistik në Gjirin e Lalzit.

Axhenda nuk është bërë ende publike, ndërsa dihet vetëm se kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalim.

Periudha në të cilën po mbahet kjo asamble vjen mes zhvillimeve të forta politike.

Përgatitja për zgjedhjet lokale dhe formula se si socialistët do t’i zgjedhin kandidatët për 46 kryetarë bashkie, pritet të jetë në qendër të vëmendjes. Emra të rëndësishëm tashmë janë hedhur në opinionin publik nga media si kandidatura të mundshme por ‘hermetizmi’ në kampin socialist vijon të jetë i fortë.

Erion Braçe ka paralajmëruar se nuk do ta lejojë pa tentuar një proces brenda partiak për përcaktimin e kandidatëve, me ambicien e pa fshehur për të qenë alternativa socialiste për kryebashkiak të Tiranës.

Një emër që po konfigurohet për garën më të rëndësishme të 9 majit 2027, atë për kryeqytetin, është ai i ministrit aktual të Brendshëm Ervin Demo. Ai erdhi në parlament dhe më pas në kabinetin qeveritar pas eksperiencës disa vjeçare në Bashkinë e Beratit.

Se si Edi Rama do të pozicionojë në fushën e betejës së radhës elektorale drejtuesit politik të qarqeve, pritet të jetë gjithashtu domethënëse për mënyrën se di do të zhvillohet fushata zgjedhore.

Në kampin rozë ka edhe një përplasje të fortë mes tij dhe Erion Veliajt, i cili së fundmi i ka hapur luftë, por kryeministri i ka shpërfillur akuzat.

Kjo është mbledhja e parë e Asamblesë prej 9 muajsh, pasi e fundit ishte 21 marsin e kaluar.


Video