Shkrimtari dhe gazetari investigativ italian Roberto Saviano ka ngritur pikëpyetje mbi qarkullimin e miliona eurove përmes platformës TikTok, duke vënë në fokus lidhjet mes Shqipërisë, Meksikës dhe Napolit.
Në një intervistë për Fanpage.it, Saviano shtron disa pyetje mbi mënyrën se si funksionon ky mekanizëm financiar: kush i dërgon dhurimet virtuale, përse transferohen shuma kaq të mëdha dhe si shpjegohet që, sipas tij, mbi 90% e këtyre donacioneve përfshijnë krijues përmbajtjeje nga Napoli.
Ai ngre gjithashtu pikëpyetje mbi rolin e platformës TikTok dhe arsyet pse profile të tilla nuk bllokohen, pavarësisht dyshimeve për aktivitetet që mund të fshihen pas dhurimeve.
Sipas Savianos, pas numëruesve që rriten gjatë transmetimeve dhe miliona eurove të dhuruara fshihet një fenomen kompleks, i cili shpesh u shpëton edhe forcave të rendit.
Saviano thotë se, në Francë, Angli, Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë janë zhvilluar hetime mbi dyshimet për pastrim parash përmes TikTok-ut. Sipas tij, ka ardhur koha që kjo çështje të trajtohet edhe në Itali.
Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika, Napoli dhe miliona euro të kaluara përmes TikTok-ut?
Kush dhuron? Pse dhuron?
Si është e mundur që mbi 90%, 90% e këtyre donacioneve të përfshijnë pikërisht krijues napolitanë?
Pse TikTok-u nuk i bllokon këto profile?
Pas numëruesve që rriten dhe miliona eurove të dhuruara fshihet një botë që u shpëton edhe forcave të rendit.
Në Francë, në Angli, në Turqi, në Shtetet e Bashkuara dhe në Meksikë ka pasur hetime mbi pastrimin e parave përmes TikTok-ut.
Ka ardhur koha të flasim për këtë edhe në Itali.