“Babain e kisha shok dhome në burg. M’u ndalua të kisha fëmijë”, Ngjela: Ja çfarë do bëja po të isha kryeministër

13 Nëntor 2026, 21:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Babain e kisha shok dhome në burg. M’u ndalua të kisha
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në “Live me Luizin” në Top Channel, ku zhvilloi një bisedë me Luiz Ejllin, duke ndarë rrëfime nga jeta personale, kujtime nga periudha e regjimit komunist dhe pikëpamjet e tij për politikën, dashurinë dhe marrëdhëniet njerëzore.

Përmes pyetjeve pikante dhe përgjigjeve plot ironi, Ngjela foli edhe për të kaluarën e tij në burg, raportin me të atin dhe atë që, sipas tij, duhet të karakterizojë një kryeministër.

Ngjela: Personaliteti i një individi që del në publik është raporti i tij me të vërtetën.

Ejlli: A e ke falur regjimin që të mori vite të jetës?

Ngjela: Më ka ndihmuar, sepse të gjithë e dinë se kam qenë kundërshtar i regjimit. Nuk më mori nga rruga dhe më futi në burg, unë e godita. Babai ishte ministër dhe mamaja zëvendësministre. E bëra se mendoja se kisha forcë dhe s’më bënin gjë. Kur e panë dosjen time me thanë: Avokat si s’të kanë vrarë?

Ejlli: A e ke dënuar babain tënd për bindjet e tij politike?

Ngjela: Por ai u fut në burg, ishim në një dhomë për vite të tëra. Por kishim bindje të ndryshme, ai ishte i majtë.

Ejlli: A ka diçka që ju bën të heshtni?

Ngjela: Dashuria dhe sekreti që mbaj.

Ejlli: Po të ishit kryeministër për 24 orë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit?

Ngjela: Më fute në një pozicion që thonë se po i bën qejfin. Vendimi më kryesor i një kryeministri është që të mos gënjejë. Popullin jo. Shteti është raporti me të vërtetën, kaq mjafton për të vlerësuar çdo qeveri.

Ejlli: A ka moshë qeveria?

Ngjela: Nuk ka moshë, por ai që dashuron nuk duhet t’i bjerë fjala, dashuria nuk është seks, është fjalë.

Ejlli: Ka qenë ndonjë vajzë që ka thënë se me ty nuk jetohet?

Ngjela: Jo.

Ejlli: Më e vështirë të kuptosh një grua apo të interpretosh kushtetutën?

Ngjela: Gruan nuk do ta kuptoni dot. Është më me intelekt se burrat, pavarësisht se ka qenë e shtypur.

Ejlli: Kush duhet të ulet para në makinë, gruaja apo vjehrra?

Ngjela: Ku e di unë? Nuk kam pasur ndonjëherë vjehrrë.

Ejlli: Do të jesh avokati im dhe do të më bësh mbrojtjen. Luizi ka vjedhur zemrat e shqiptarëve…

Ngjela: Zemra fitohet.

Ejlli: Ka bërë shqiptarët të rrinë zgjuar për të ndjekur Big Brother dhe janë vonuar për punë…

Ngjela: Nuk është faji yt. Është arti dhe talenti yt dhe defekti i tyre që janë kënaqur me talentin tënd dhe janë vonuar për punë.

Ejlli: Ke shpenzuar 6 mijë euro për të pasur zë erotik?

Ngjela: Ka qenë humor, me thonin mikeshat se ke zë erotik dhe unë e ktheva në atë batutë.

Ejlli: Keni thënë se ju ka mbetur peng që s’keni fëmijë? Është mungesa më e madhe?

Ngjela: Jo, sepse nuk e kam pranuar vetë. Nuk kam pranuar martesën në vitet ’70. Më pas si më erdhi jeta, m’u ndalua, ma ndaloi forca e regjimit.

Ejlli: Cilin kah politik do të drejtonit?

Ngjela: Unë jam i djathtë.

Ejlli: Si do të shkojë ky vend?

Ngjela: E ka të ardhmen të sigurt, nuk ka kërcënim sepse është në NATO dhe nëse hyn në BE, erdhe në historinë elitare. Ata që nuk e duan qeverinë, kur të vijnë zgjedhjet le ta rrëzojnë.

Ejlli: Një mesazh për Shqipërinë?

Ngjela: Jam optimist sepse jemi shoqëria më inteligjente në Europë, nuk e them unë, është provuar. E kanë thënë studiuesit, e ka thënë edhe një shqiptar i madh.


Video