"Llogaria juaj bankare është pezulluar", Banka e Shqipërisë apel qytetarëve për mesazhet mashtruese: Mos klikoni në linqe, raportojini në polici

13 Nëntor 2026, 13:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Llogaria juaj bankare është pezulluar", Banka e

Mesazhe të rreme në emër të Bankës së Shqipërisë po u dërgohen qytetarëve, duke i njoftuar se llogaria e tyre bankare është pezulluar dhe se duhet të klikojnë në një lidhje për të përditësuar të dhënat.

Banka e Shqipërisë paralajmëron se këto mesazhe janë mashtrim dhe synojnë të vjedhin të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve.

Qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë lidhjet e dërguara, të mos u përgjigjen mesazheve dhe të mos japin të dhëna të kartave bankare, fjalëkalime, kode PIN apo kode verifikimi.

Nëse kanë dhënë të dhëna ose vërejnë veprime të paautorizuara në llogaritë e tyre, duhet të kontaktojnë menjëherë bankën përmes kanaleve zyrtare. Banka e Shqipërisë u bën thirrje gjithashtu qytetarëve që çdo mesazh të tillë ta raportojnë pranë organeve kompetente.


Video