Ekskluzive - Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

12 Nëntor 2026, 21:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekskluzive - Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro
Afrim Qendro

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), bëjnë me dije burime për Vox News.

Largimi i tij vjen vetëm disa muaj pas emërimit në krye të këtij institucioni, ku ai zëvendësoi Dallëndyshe Bicin.

Qendro mori zyrtarisht detyrën në shkurt të vitit 2026, pas largimit nga posti i Prefektit të Qarkut Tiranë.

Përpara drejtimit të IKMT-së, ai kishte mbajtur disa poste të rëndësishme, mes tyre drejtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe atë të Prefektit të Tiranës.

Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Qendros dhe kush ta zëvendësojë në krye të IKMT.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video