Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samul Trashanin dhe Alind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës për deklarimin e pafajshëm të tyre për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”.
Dy veprat e tjera penale, Apeli ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke vendosur zbatimin e amnistisë.
Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e tre të pandehurve me 24 vite burg në total.

Kujtojmë se sipas SPAK e akuzonte Sakica dhe Troshani me disa persona të tjerë, ende të paidentifikuar, të armatosur dhe me makina të blinduara janë nisur drejt Bushatit për të vrarë anëtarët e familjes Prendi.
Por sapo grupi i armatosur shkoi në Bushat, Aleksandër Prendi i ka pikasur duke qëlluar mbi makinat e blinduara.
Sipas SPAK-ut, aty ka pasur shkëmbim zjarri pasi janë konstatuar gëzhoja të ndryshme në vendin e ngjarjes. Samuel Troshani dhe Izmir Sakica përmenden edhe për masakrën e Dobraçit, ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.