U prit me protestë në Dublin, si e komenton kryeministri Rama

12 Nëntor 2026, 13:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U prit me protestë në Dublin, si e komenton kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe protestën e një grupi shqiptarësh në Dublin, të cilët qëlluan me vezë në drejtim të tij, duke e cilësuar pjesë të demokracisë.  

“Ky është një vend demokratik dhe qeveriset nga rregulla dhe ligje. Ajo që ndodhi është pjesë e një vendi demokratik dhe ka të bëjë me rregullat dhe ligjet. Ndihem shumë i mirëpritur në Irlandë. Pata një bisedë shumë të mirë në një institut studimor mjaft prestigjioz dhe, po, ishin rreth një duzinë vëllezërish dhe motrash që menduan të më prisnin në një mënyrë tjetër, por kjo është demokracia, çfarë të bëjmë!”, tha Rama.

Incidenti ndodhi teksa kryeministri po dilte nga një ambient gjatë qëndrimit të tij në Dublin. Një grup shqiptarësh e priti me vezë dhe thirrje kundër qeverisë, mes të cilave “Kriminel, jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria nuk është në shitje!”.


Video