I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

12 Nëntor 2026, 11:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg
Kristian Shkreli

SPAK ka dhënë pretencën per kreun e bashkise së Vaut të Dejës, Kristian Shkrelin të cilin e akuzon për korrupsion në zgjedhje.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkoi në bazë të provave që Shkreli të shpallet fajtor për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje dhe dënimin e tij me 1 vit burg dhe mos ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Seanca e radhës do të mbahet më 18 nëntor, ku mbrojtja do të paraqesë konkluzionet e saj.

Sipas SPAK, gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”.

Shkreli ka deklaruar se nuk ka ofruar apo premtuar asnjë përfitim në këmbim të votës, duke sqaruar se ndërhyrjet ishin pjesë e angazhimit të tij si kryebashkiak. 


Video