Esmeralda Hasani në krye të SHISH, presidenti Begaj dekreton emërimin

12 Nëntor 2026, 09:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, presidenti Begaj dekreton

Esmeralda Hasani është emëruar drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit. Presidenti Begaj ka dekretuar sot emërimin e saj, pas shkarkimit të Vlora Hysenit.

 Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, me dekret nr. 595, datë 12.11.2026, dekretoi sot emërimin e zonjës Esmeralda Hasani në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

 Përpara dekretimit,  janë kryer të gjitha procedurat ligjore të  verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.


Video