
Fundi i vitit po afron dhe për shumë njerëz muajt e fundit kanë qenë të mbushur me sfida, ndryshime dhe momente pasigurie. Megjithatë, sipas astrologjisë, nëntori pritet të sjellë më shumë qetësi dhe zhvillime pozitive për katër shenja të horoskopit.
Pas vështirësive në punë, marrëdhënieve të ndërlikuara dhe vendimeve të rëndësishme, kjo periudhë shihet si një mundësi për të rifituar besimin te vetja, për të krijuar lidhje të reja dhe për t'u përqendruar te gjërat që sjellin kënaqësi.
Ja cilat janë katër shenjat që, sipas astrologëve, do të kenë një nëntor më të lehtë.
Peshorja
Pas një fillimi jo fort të lehtë të muajit, situata pritet të përmirësohet për Peshoren. Sipas astrologut Evan Nathaniel Grim, pas datës 13 nëntor, ndikimi i Afërdtës do të ndihmojë në qartësimin e dëshirave dhe preferencave personale.
Kjo shenjë do të ndihet më e sigurt në zgjedhjet e veta dhe më pak e ndikuar nga mendimet e të tjerëve.
Nëntori është gjithashtu një periudhë e përshtatshme për takime, shoqëri dhe njohje të reja. Disa prej këtyre kontakteve mund të sjellin edhe mundësi të vlefshme në jetën profesionale.
Luani
Për Luanin, nëntori mund të sjellë emocione të forta dhe situata që kërkojnë vetëkontroll. Sipas astrologut Grim, mënyra se si kjo shenjë do t'i përballojë ngjarjet do të ndikojë shumë në ecurinë e muajit.
Këshilla kryesore është të ruhet qetësia dhe të mos merren gjërat tepër personalisht.
Përqendrimi te njerëzit e dashur, aktivitetet që sjellin kënaqësi dhe synimet personale mund ta bëjnë këtë periudhë më pozitive. Kujdes i veçantë duhet treguar në marrëdhëniet me të tjerët, pasi konfliktet e panevojshme mund të lënë pasoja edhe në muajt e ardhshëm.
Akrepi
Nëntori është një muaj i rëndësishëm për Akrepin, pasi Dielli ndodhet në këtë shenjë për pjesën më të madhe të periudhës.
Megjithatë, deri më 13 nëntor, Mërkuri në prapavijë mund të sjellë disa keqkuptime dhe vështirësi në komunikim. Për këtë arsye, mund të nevojitet më shumë durim për të shprehur qartë mendimet dhe planet.
Hëna e re e 8 nëntorit shihet si një simbol i fillimeve të reja. Akrepi pritet të ndihet më i qartë për atë që dëshiron dhe më i vendosur për të lënë pas situatat që nuk përputhen me vlerat e tij.
Për këtë shenjë, tema kryesore e muajit është të jetuarit në përputhje me veten.
Dashi
Për Dashin, vëmendja gjatë nëntorit do të përqendrohet te marrëdhëniet personale.
Sipas astrologut Grim, kjo periudhë mund të ndihmojë në largimin nga lidhjet e njëanshme apo marrëdhëniet që kanë sjellë lodhje emocionale dhe financiare.
Në të njëjtën kohë, pritet të krijohen njohje të reja dhe lidhje më të shëndetshme, ku mbështetja dhe respekti janë të ndërsjella.
Largimi nga marrëdhëniet që pengojnë zhvillimin personal mund t'i japë Dashit më shumë hapësirë për të rifituar qetësinë dhe për të përballuar frikërat që e kanë mbajtur pas.