Gazetari ‘zbërthen’ foton me 12 mln euro: Ishin në një banesë në Peqin. Laboratorët e kokainës në Bolivi nuk përballonin dot kërkesat e Çelës

10 Nëntor 2026, 23:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gazetari ‘zbërthen’ foton me 12 mln euro: Ishin në

SPAK ka dërguar për gjykim 16 persona, të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale të drejtuar nga Franc Çopja dhe Elvis Çela, e akuzuar për trafikimin e më shumë se 60 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës gjatë viteve 2019-2021. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe pasuri me vlerë rreth 9.2 milionë euro.

Në emisionin “Opinion” u publikua një fotografi ku shfaqen rreth 12 milionë euro të vendosura në dyshemenë e një banese. Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në studio, zbuloi detaje mbi këtë fotografi, duke sqaruar se paratë ishin fotografuar në një banesë në Peqin, por nuk janë sekuestruar nga autoritetet.

“Këto para, 12 milionë euro, janë fotografuar në Peqin. Grupet kriminale kanë folur lirshëm në platforma të enkriptuara. Këto para nuk janë gjetur. Ka edhe foto ku duken tonelatat e kokainës. Kishin edhe avionë të vegjël për transport. Avioni sportiv mban deri në 500 kg. Elvis Çela ishte vendosur në Paraguai.”

Më tej, Ferhati shpjegoi se vendosja e Çelës në Paraguaj lidhej me faktin se në Itali ai ishte vendosur në “arrest shtëpie”, ndërsa në Amerikën Latine kishte vijuar aktivitetin kriminal.

Sipas gazetarit, laboratorët e kokainës në Bolivi nuk arrinin të përballonin kërkesat e Çelës, pasi sasia e drogës që transportohej drejt tyre arrinte në 2-3 tonë në ditë. Ai bëri të ditur gjithashtu se organizata kishte investuar në lingota ari, të cilat përdoreshin si një mënyrë për të kthyer fitimet nga aktiviteti kriminal në pasuri.

Gazetari tregoi se organizata e Çopjave dhe e Çelëve kishte lidhje edhe me drejtues të rëndësishëm të trafikut të drogës në Amerikën Latine, mes tyre Sebastian Enrique Marset, i cili ka qenë i kërkuar nga autoritetet amerikane, të cilat kishin ofruar 2 mln euro për “kokën” e tij.

Sipas Ferhatit, bashkëpunimi shtrihej edhe te drejtues të tjerë të organizatave të fuqishme kriminale në Amerikën Latine.


Video